Tokio, dëbora, akulli dhe ngrica në rrugë shkaktojnë kaos në kryeqytet

472
Dëbora ka pushtuar orët e fundit lindjen dhe perëndimin e Japonisë, përfshirë edhe kryeqytetin Tokio. Kjo është pamja mëngjesin e sotëm në Tokio, ku qindra banorë arritën tej orarit në punë, për shkak të vonesave në stacionet hekurudhore, të cilat u mbipopulluan këtë të hënë ndërsa në rrugë, taksitë dhe automjetete u bllokuan për orë me rradhë.
“Të gjithë sot kanë shkuar në punë, më shumë se 3 apo 4 orë me vonesë. Kishte shumë probleme” tha Takeshi Nakamura, punonjës në një kompani.
Mediat japoneze raportuan se dëbora në Tokion Qëndrore arriti në mbi 10 cm, duke e bërë të pamundur kalimin me automjete, duke paralizuar trafikun.
“U suprizova kur sot në mëngjes pashë dëborën nga dritarja” tha një tjetër punonjës, Yuko Shinohara.
Ndërkaq mediat raportuan se vetëm mëngjesin e sotëm, 117 persona janë dërguar në spital për shkak të plagëve të marra, pasi kanë rrëshkitur nga akulli dhe ngrica në rrugë, duke dëmtuar pjesë të ndryshme të trupit.
“Mendova se do të binte dëborë por jo kaq shumë. Dëbora ka shkaktuar akull dhe ngricë kudo, është e vështirë të ecësh në rrugë pa rrëshkitur e pa u vrarë”, tha Mariko Kato, teksa ecën me kujdes mbi rrugën e ngrirë.
Ndërkaq mbi 400 godina e banesa në Tokio, Saitama dhe Ibaraki kanë mbetur prej orësh në një bllek out total, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, lajm që është konfirmuar edhe nga Kompania e Energjisë elektrike në Tokio.
Agjencia Meteorologjike japoneze, tashmë ka njoftuar qytetrarët për një përkeqësim të mëtejshëm të situatës në vend ndërsa në orët ën vijim dëbora do të pushtojë krejtësisht japoninë veriore dhe perëndimore, sidomos në orët e mbrëmjes.
Sigal