Toka do të goditet nga një asteroid në shtator? NASA: Nuk ndodh asgjë

438
NASA hedh poshtë të gjitha zërat që qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale se një asteroid do të godasë tokën në shator dhe gjithcka do të jetë fatale për njerëzimin.Agjencia amerikane e hapsirës konfirmon se as në shator as në javët në vazhdim as vitet dhe as në dekada nuk do të marrë fund toka.
“Nuk ka asnjë provë që një asteroid apo një trup tjetër qiellor po ndjek një trajektore që do ta përplasë me planetin tonë. Në fakt, asnjë trup qiellor nga ata që njohim ne nuk ka mundësi që të përplasjet me Tokën në shekullin e ardhshëm”,- deklaroi Paul Chodas, drejtues i Jet Propulsion Laboratory, që vepron për llogari të NASA-s në Pasadena të Kalifornisë.
Gjithçka nisi prej një komuniteti besimtarësh në internet, që ngrenë teori duke interpretuar pjesë të Biblës dhe që pretendonin se përplasja e madhe do të ndodhë mes 15 dhe 28 shtatorit. 
Sigal