Tmerri që përjetojnë vajzat kosovare në Siri: Lindin fëmijë, grupi terrorist ISIS s’i lë të largohen

500
Sigal

Një grua shqiptare ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar në Siri, në kapin e ISIS-it. Ajo tregon se  pasi shkoi atje u ballafaqua me realitetin e tmerrshëm. Tashmë ajo është kthyer në Kosovë pas 4 vitesh qëndrimi atje, ku lindi 3 fëmijë.

Një femër kosovare, e cila është pjesë e grupit të fundit të të kthyerve muajin e kaluar nga Siria në Kosovë, ishte rekrutuar para katër vjetëve nga disa vajza kosovare për t’iu bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS. Atje shkoi si beqare dhe më pas u martua e lindi tre fëmijë brenda katër vjetëve

Por nuk janë të pakta vajzat dhe gratë kosovare që shkojnë në Siri. Për gazetën “Zëri”Rita Matoshi, akovate ka treguar grua tjetër kosovare kishte shkuar në Siri në vitin 2014, pasi atje i kishte shkuar bashkëshorti i cili ndërkohë filloi t’i bëjë presion t’ia dërgojë fëmijët, siç thoshte, për t’ia filluar një jete të re atje.

“E gjithë kjo nisi me kërkesën që i është bërë nga burri i saj, i cili kishte qenë në Siri dhe ka kërkuar nga ajo ta mbështesë atë duke ia sjellë edhe fëmijët që të fillojnë një jetë të re atje. Një gjë të tillë së pari e mbrojtura ime e ka kundërshtuar e më pas ai ka kërkuar nga ajo t’ia dërgojë vetëm fëmijët dhe kështu ajo merr rrugën për në Siri qysh në vitin 2014”, ka thënë Matoshi.

Ajo ka rrëfyer se klientja e saj ka tentuar disa herë të ikë nga Siria, por është kapur nga grupi terrorist ISIS.