Tmerri nuk njeh të ndalur në Aleppo, 30 të vdekur nga sulmi me bombë i ISIS

491
Sigal

Të paktën 30 persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me bombë nga ekstremistët e ISIS në pjesën lindore të Aleppo-s. “Republica.it” shkruan se ngjarja ka ndodhur në Al Báb-it, qark ende nën kontrollin e xhihadistëve.

Rebelët sirianë, të mbështetura nga trupat turke kanë rrethuar qytetin e kontrolluar nga ISIS për disa javë, në bazë të operacionit “Eufratit Shield”, nisur nga Turqia gati katër muaj më parë për të fshirë nga ekstremistët sunitë dhe luftëtarët kurdë nga kufiri me Sirinë.

Nga lufta e përgjakshme në Aleppo kanë humbur jetën qindra persona, ndërsa shumë të tjerë janë evakuuar, pasi qyteti është shkatërruar pothuajse totalisht nga bombardimet.