Tmerri në Ukrainë: Po bien trupa nga qielli

101
Një tjetër video e publikuar tregon momentin e rrëzimit të avionit të Malaysia Airlines në Ukrainë. Video e tmerrshme titullohet “Po bien trupa nga qielli” dhe është bërë pak pasi avioni u qëllua, ndërsa po fluturonte mbi Ukrainën lindore. 298 persona humbën jetën.  Gruaja që po sheh këtë pamje, dëgjohet në video duke thënë se duhet të largohen pasi nuk e duron tmerrin. Një hetim për ngjarjen po vazhdon akoma. Perëndimi akuzon rebelët pro-rusë për rrëzimin e avionit. Moska thotë se e kanë bërë forcat qeveritare ukrainase.