Tmerr në Këln, natën e ndërrimit të viteve 35 përdhunime

50
Policia gjermane ka deklaruar se janë kryer 35 denoncime për përdhunime në Këln gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Të paktën 35 femra besohet të jenë përdhunuar nga refugjatët.
Sipas hetimeve paraprake të policisë bëhet fjalë për një grup refugjatësh rreth 40-50 persona me origjinë nga Afrika veriore.
“Jemi përdhunuar disa herë”, ky ka qenë denoncimi i disa viktimave.
“Po ecja në stacion kur dikush më preku nga pas. Sapo ktheva kokën më mbërthyen disa persona dhe pavarësisht se ulërita sa munda, askush nuk më ndihmoi. Më përdhunuan me radhë”, ka thënë një prej viktimave.
Policia e Këlnit ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar personat e dyshuar.