Tjetër tragjedi në Mesdhe, mbytet anija më 500 emigrantë, 34 viktima

444
Një tjetër tragjedi emigrantësh ka ndodhur në orët e para të mëgnjesit të sotëm. Një anije me rreth 500 emigrantë në bord, e nisur nga porti libian Zuara e me destinacion Italinë është përmbysur në det duke shkaktuar mjaft viktima.

Ngjarja ka ndodhur rreth 30 milje larg portit libian e operacionet e shpëtimit të koordinuar nga Roja bregdetare italiane kanë rekuperuar në det trupat e 34 viktimave, 1/3 e të cilëve janë fëmijë. Mjaft emigrantë të tjerë kanë mundur të shpëtojnë por sipas rrëfimeve të tyre numri i personave të mbytur është më i madh.

Roja bregdetare italiane ka aktizivizuar në det anije të tjera në ndihmë të operacioneve të kërkimit të emigrantëve të mbytur.

Sipas Organizatës Botërore të Refugjatëve nga janari i vitit 2017 e deri më sot mbi 50 mijë emigrantë e rreth 39 % më shumë se një vit më parë kanë mbërritur në Itali përmes rrugës detare të Mesdheut. Kjo rrugë mbetet një nga më të rrezikshmet për jetën e emigrantëve e vetëm gjatë 2017 ka shkaktuar rreth 1400 viktima.

Sipas të dhënave gjatë 15 viteve të fundit janë rreth 30 mijë emigrantë të cilët kanë humbur jetën në Detin Mesdhe i cili çdo ditë e më shumë i ngjan një varreze ujore.
Sigal