Tjetër tragjedi në Egje, humbin jetën 10 emigrantë

433
Katër anije janë fundosur dhe për rrjedhojë 10 persona, në mesin e të cilëve edhe fëmijë kanë humbur jetën në Detin Egje, pranë Greqisë. Këta 10 persona ishin viktima, ndërkaq që rojet bregdetare kanë mundur të shpëtojnë 240 persona të tjerë. Ndërkaq, me mijëra janë emigrantët që po ndërmarrin udhëtime të rrezikshme nga Turqia për në Greqi. Po me emigrantët është shënuar edhe një tjetër ngjarje e rëndë, pasi një fëmijë 4-vjecar, që ishte regjistruar në një kamp azilkërkuesish ishte gjendur i pajetë rrugëve të një qyteti gjerman.
Sigal