Tjetër tragjedi në brigjet turke, mbyten 17 emigrantë sirianë

446
Një tjetër tragjedi ka ndodhur në brigjet turke, pasi janë mbytur 17 emigrantë sirianë, të cilët ishin nisur drejt Greqisë, por mjeti i tyre lundrues është fundosur. Të gjithë viktimat besohet të jenë sirianë, ndërsa mes tyre, sipas raporteve të mediave lokale, ka 5 gra e 5 fëmijë. Personat që humbën jetën në incidentin më të fundit të kësaj natyre kanë qenë të bllokuar në kabinën e anijes që përdorej për udhëtarët. Ndërsa 20 emigrantë të tjerë, të cilët ndodheshin në kuvertë dhe mbanin veshur jelekë shpëtimi, kanë shpëtuar që të gjithë. Anija e fundosur besohet të jetë nisur nga brigjet e fshatit Gumusluk, pranë pikës turistike të Bodrumit, ku vdiq në fillim të muajit 3-vjeçari sirian Aylan Kurdi.
Sigal