Tjetër tragjedi detare – Rreth 240 emigrantë dyshohet të jenë mbytur në brigjet libiane

524
Një tjetër tragjedi është regjistruar në ujërat e Mesdheut, pranë brigjeve të Libisë ku më shumë se 200 emigrantë kanë humbur jetën teksa dy gomonet me të cilat udhëtonin janë gjetura të përmbysura në det.

Media raportojnë se mëngjesin e së enjtes janë rikuperuar 5 trupa të pajetë pranë gomoneve të mbytura.

Secila nga gomonet mund të mbajë rreth 120 persona, por zakonisht trafikantët i mbushin gjithmonë mbi kapacitet për përfitimet e tyre.

Megjithatë dyshohet se në bordin e dy gomoneve mund të ketë pasur të paktën 240 njerëz.

Organizata spanjolle nuk ka treguar se kur ka ndodhur tragjedia, por tha se trupat u gjetën 21 km në veri të Sabrathas.

Pesë viktimat që u nxorën nga deti janë të gjithë të moshave 16-25 vjeç dhe dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e mbytjes, pasi në trupat e tyre nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkaq po vijojnë kërkimet dhe për një gomone të tretë.

Lajmi për tragjedinë e rradhës në ujërat e Mesdheu vjen në kohën kur një gjykatë libiane ka bllokuar marrëveshjen midis Italisë dhe Libisë për të ndaluar rrjedhjen e emigrantëve.

Marrëveshja midis Italisë dhe Libisë ishte arritur në fillim të shkurtit për të ndihmuar autoritetet libiane për të luftuar trafikantët që transportojnë emigrantë të paligjshëm drejt brigjeve italiane.
Sigal