Tjetër sulm në Paris, 1 i armatosur, peng dyqanin

479
Sigal

Ndërsa Franca është në gatishmëri për kapjen e dy vëllezërve franko-algjerianë që shkaktuan masakrën në të përjavshmen satirike “Charlie Hebdo” një tjetër pengmarrje është shënuar në Paris.

Një person i armatosur ka marrë peng në dyqan ushqimoresh, pronari i të cilit është hebre. Sipas raportimeve nga mediat franceze, autori i sulmit ka marrë peng shitësin e dyqanit ndërsa dyshohet se ka edhe të plagosur. Të shtëna me armë janë dëgjuar në Vincennes.

Informacionet janë ende paraprake, por ajo që dyshohet sipas mediave franceze është se autori i këtij sulmi të jetë i njëjti persona që dje qëlloi me armë ndaj policisë në jug të Parisit, duke lënë të vdekur një efektive grua e duke plagosur një tjetër.