Tjetër masakër/ Shpërthim në katedrale, të paktën 25 të vdekur

462
Sigal

Të paktën 25 persona kanë
vdekur sot nga një shpërthim brenda një kishe ortodokse në Kajro, njoftoi
ministria e Shëndetësisë në një komunikatë.

“Shpërthimi ndodhi rreth orës
08:00 GMT në kishën Shën Pjetri dhe Shën Pali”, sipas të njëjtave burime.

Sipas mediave vendase, 35 të
tjerë kanë mbetur të plagosur. Shpërthimi duket se ka patur ne objektive kishën
e Shen Pjetrit, e cila ndodhet në krah të katedrales.

Deri
tani autoritetet nuk kane asnjë të dhënë për shkaqet apo përgjegjësit e
shpërthimit.