Tiranë – “Mos kini frikë nga gjuha e Nënë Terezës” protesta para ambasadës maqedonase

139
Një grup të rinjsh anëtarë të “Klubi i Patriotëve të Rinj të PDIU-së” po zhvillojnë një protestë para Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Tiranë.

Protesta e të rinjve të PDIU-së zhvillohet në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoni.

Presidenti maqedonas Ivanov nuk pranoi të mandatonte liderin e LSDM-së Zoran Zaev të formonte qeverinë për shkak të marrëveshjes së tij me partitë shqiptare në Maqedoni.

Ndër pankarta shkruhet edhe : “Mos kini frikë nga gjuha e Nënë Terezës”