"Time" zgjedh "Thyesit e heshtjes", si njeriun e vitit 2017

Revista amerikane “Time” ka shpallur një grup të madh njerëzish, kryesisht gra, të cilat u përfshinë në një fushatë kundër ngacmimeve dhe sulmeve seksuale në Amerikë, si “Njeriun e vitit 2017”. Lëvizja njihet me emrin “MeToo”, “Edhe Mua Gjithashtu”, një logo e zgjedhur që viktimat të publikonin historinë personale të abuzimit.

Ata që i dhanë fund heshtjes janë përgjegjës për lëvizjen, shkruante redaktori i revistës Edward Felsenthal. "Ajo filloi, si ndryshim i madh shoqëror sikurse ndodh, me akte personale të guximshme", tha ai.

Ndër ata që u përcaktuan si "Thyes të Heshtjes" janë akuzuesit publike të këtij viti të manjatit të Hollivudit Harvey Weinstein dhe të tjerë, që publikuan historitë e abuzimeve ndaj tyre duke përdorur lëvizjen MeToo.

Presidenti Donald Trump ishte i dyti në listë që u konsiderua për çmimin “Njeriu i Vitit”, ndërsa në vendin e tretë u rendit presidenti kinez Xi Jinping.

Të tjerë emra në listë ishin ai i udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, princi saudit Mohammed bin Salman, Prokurori i Posaçëm Robert Mueller dhe Colin Kaepernick, lojtar i futbollit amerikan, që shkaktoi një protestë mbarëkombëtare kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë.

Ky ështe viti i 91-të që revista “Time” vlerëson një person apo një grup njerëzish që kanë qënë në qendër të zhvillimeve kryesore të vitit.

Rezultate imazhesh për time silence breakers