Tillerson: Riafirmojmë angazhimin tonë për promovimin e principeve fundamentale të një shtypi të lirë

513
Deklarata e Sekretarit Amerikan të Shtetit me rastin e Ditës Botërore të lirisë së shtypit 
Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne riafirmojmë angazhimin tonë për promovimin e principeve fundamentale të një shtypi të lirë në mbarë botën. Ne nderojmë ata burra dhe gra të cilën punojnë palodhur, shpesh me një risk të lartë personal, për të treguar histori të cilat nuk do mund ti dëgjonim ndryshe. Ata janë guardianët e vlerave dhe idealeve demokratike. 
Shtetet e Bashkuara kanë një histori të gjatë të advokimit për mbrojtjen e lirisë së shtypit. Departamenti Amerikan I Shtetit ofron programe zhvillimi dhe shkëmbimi për profesionistë të medias, duke suportuar rrjedhjen e lirë të informacionit dhe të ideve në internet, dhe providon mjetet e burimet e duhura për të mbajtur gazetarët të sigurt. 
Mbulimi transparent dhe etik i medias është fundamental për të hapur dhe ndërtuar shoqëri. Promovon llogaridhënien dhe nxit debatin publik. Shoqëritë e ndërtuara mbi mirëqeverisje, shoqëri të fortë civile dhe një media të hapur e të lirë janë më prosperuese, stabël, dhe të sigurta.
Sigal