Tillerson nuk dorëzohet, i vendosur për zgjidhjen e krizës së Katarit

465
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka zgjatur me një ditë qëndrimin e tij në Lindjen e Mesme me qëllimin që të ndërmjetësojë në zgjidhjen e krizës së Katarit. Kryediplomati i Uashingtonit firmosi një marrëveshje për të luftuar terrorizmin me qeverinë e Dohas, por ky akord u konsiderua i pamjatueshëm për heqjen e sanksioneve nga Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Për këtë arsye, Tillerson do të zhvillojë një tjetër vizitë në Katar ditën e sotme.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, duke se është i vendosur për të ndërmjetësuar në zgjidhjes e krizës që ka përfshirë Lindjen e Mesme, pas sanksioneve që katër vende të rajonit të udhëhequra nga Arabia Saudite i kanë vendosur Katarit.

Kryediplomati udhëtoi drejt Dohas ditën e martë ku firmosi një marrëveshje për të luftën kundër terrorizmit, por një ditë më pas, në vizitën e zhvilluar në Riad, Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e cilësuan akordin si diçka të pamjatueshme për të proceduar me zhbërjen e masave të ndërmarra së fundmi.

Për këtë arsye, Rex Tillerson do të rikthehet ditën e sotme në Doha, një vizitë kjo e paparashikuar në axhendën paraprake, me qëllim vazhdimin e negociatave ndërmjetësuese për zgjidhjen e krizës.

Në fjalën e tij gjatë takimit me Mbretin Salman, Sekretari amerikan i Shtetit e vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit rajonal.

Kryediplomati nënvizoi se diçka e tillë sjell stabilitet ekonomik si dhe prosperitet për qytetarët e të gjitha vendeve.

Me interes të madh do të pritet të shihet se çfarë do të propozojë Tillerson gjatë takimit me homologun e tij nga Katari, Sheikh Mohamed Bin Abdulrahman.

Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e akuzojnë qeverinë e Dohas për mbështetje të terrorizmit, ndaj kanë kërkuar që Katarit të pranojë një sërë kushtesh për normalizimin e marëdhënieve mes tyre.
Sigal