Tillerson: Jap dorëheqjen nëse plas lufta me Korenë

513
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson e kthen në personale çështjen ndaj Koresë së Veriut. Tillerson thotë se nëse do të përdoren armët ndaj Penianit, ai do të japë dorëheqjen, sepse e shikon si dështimin e tij personal.
“SHBA-ja do të rrisë presionin deri sa Koreja e Veriut të angazhohet në mënyrë të ndjeshme, në një dialog mbi programin e saj bërthamor të kritikuar”, shpjegoi ai gjatë një fjalimi në Uashington, ku prezantonte bilancin e aksionit të tij në krye të diplomacisë amerikane.
“Si gjithnjë në diplomaci, ne kemi një prani ushtarake të fortë nga pas. Nëse Koreja e Veriut bën zgjedhje të gabuara, ne jemi gati ushtarakisht”, garantoi Rex Tillerson.
“Por kjo nuk është rruga që duam të marrim. Në Departamentin e Shtetit, roli ynë është që të krijojmë një rrugë alternative”, theksoi ministri amerikan i Punëve të Jashtme.
Por ai pranoi gjithashtu se “po bën vetëm pjesën e tij në këtë rrugë, përmes fushatës së presionit ndërkombëtar kundër Koresë së Veriut. Në fund, i takon Peninait të vendosë për të ardhmen e tij”.
“Nëse ata vazhdojnë, ata rrezikojnë të kalojnë një kufij përtej të cilit ne, diplomatët, nuk mund të bëjmë asgjë”, paralajmëroi Tillerson.
“Nëse ata e kalojnë këtë kufi, unë do të kem dështuar. Dhe unë nuk dua të dështoj”, përfundoi ai.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar shumë herë se do të shkatërrojë krejtësisht Korenë e Veriut në rast të një sulmi nga ana e regjimit të Kim Jong un.
Zbutet Uashingtoni? 
SHBA-ja është gati të ulet në tavolinë me Korenë e Veriut pa kushte paraprake, deklaroi sot shefi amerikan i diplomacisë, Rex Tillerson.
“Nuk është realiste që të thuash se do të diskutojmë me ju vetëm nëse ju vini në tavolinën e bisedimeve të gatshëm për të braktisur programin tuaj bërthamor”, tha ai gjatë një konference në Uashington.
Deri tani, SHBA-ja theksonte se çdo negociatë duhej të bëhej vetëm për denuklearizimin e gadishullit korean.
Sigal