Thirrja e Trump për bllokimin e myslimanëve mbështetet nga dy të tretat e republikanëve

406
Afro dy e treta e votuesve republikanë janë shprehur pro idesë së dhënë nga një prej kandidatëve të kësaj force politike, Donald Trump, i cili propozoi idenë e bllokimit të emigrantëve myslimanë për të hyrë në territorin e Shteteve të Bashkuara. Sondazhi i realizuar nga Bloomberg Politics mori në pyetje votues nga të dyja partitë politike.
Nga rradhët e Republikanëve, pyetjes nëse do t’a mbështesin Trump pas deklratave të bëra gjatë ditëve të fundit, 65% e të anketuarve i’u përgjigjën pozitivisht, 22% u përgjigjën negativisht ndërsa 13% ishin të pavendosur. Ndërkohë, 75% e demokratëve e kundërshtuan propozimin e miliarderit, 18 ishin pro, ndërsa 7% nuk ishin të vendosur. Organizatorët e sondazhit janë shprehur se marzhi i gabimit në këtë anketim është nga 2 deri në 4 %.
Donald Trump është vënë shpesh herë në qëndër të kritikave gjatë kësaj fushatë në rradhët e republikanëve për shkak të deklaratave të tij shokuese.
Më herët, ai ka propozuar dëbimin e emigrantëve si dhe ndërtimin e një muri gjigand përgjatë kufirit jugor me Meksikën.
Për shkak të deklaratës së tij për myslimanët, disa bashki në Shtetet e Bashkuara kanë konsideruar idenë për të mos lejuar Trump që të hyjë në territorin e tyre. Një gjë e tillë është diskutuar nga Parlamenti Britanik. Për miliarderin po zhvillohet edhe një peticion online në faqen zyrtare të Parlamentit në internet, ku deri më tani mbi 400.000 qytetarë kanë miratuar idenë për të mos-lejuar Trump që të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar.
Sigal