The Huffington Post: Spastrimet përshpejtojnë radikalizmin islamik të Turqisë

473
Sigal

Gazeta Telegraf/

Turqia është kthyer në një strehë për mijëra luftëtarëve të huaj gjatë tre
viteve të fundit

Ebubekir ISIK*


Turqia është duke u ndarë nga konflikti i vazhdueshëm ndërmjet lëvizjes
Gylen dhe partisë në pushtet (AKP), që po kalon një proces të radikalizimit të
saj, e cila është në pushtet prej më shumë se një dekade. Publiku vendas dhe ai
ndërkombëtar është suprizuar nga intensiteti i mosmarrëveshjeve, e cila arriti
kulmin pas tentativës së dështuar të grushtit të fundit të shtetit. Përtej
dyshimeve, tentativa e grushtit të shtetit e 15 korrikut, kundër qeverisë së
zgjedhur me votë, ka ndryshuar të gjithë kontektin shoqëror dhe politik në
vend, jo vetëm për lëvizjen Gylen, por dhe për qeverinë turke. Shumë ekspertë
pohojnë se tentativa e grushtit të shtetit i ka hapur rrugën konsolidimit të
pushtetit të tij absolut mbi ushtrinë. Spastrimet e vazhdueshme, nuk lënë vend
për asnjë dyshim se qeveria turke është e gatshme të ndërmarrë dhe të përdorë
çdo mënyrë për të eleminuar lëvizjen Gylen. 

 

Radikalizimi i brendshëm

 

Impakti i i epokës së post-grusht shtetit, tashmë mund të shihet në shumë
aspekte të ndryshme të modeleve sociale dhe politike të Turqisë. Tashmë është e
njohur për të gjithë që Turqia është kthyer në një strehë për mijëra
luftëtarëve të huaj gjatë tre viteve të fundit, por rritja aktuale e
radikalizimit islamik të brendshëm, është një tjetër shenjë se struktura
sociale të Turqisë po kalon në një ndryshim tejet të dëmshëm dhe të rrezikshëm.
Efekti kryesor i këtij ndryshimi, është dëmi që i është shkaktuar të kuptuarit
të islamit tradicional në Turqi, një shumicë, e cila gjithmonë ka qenë e
përmbajtur dhe larg çdo çdo forme ekstremizmi. Tani, ky nocion i moderuar i
Islamit, ka evoluar në një formë të re të identitetit politik, në aftë për t’u
bërë e dhunshme kundër çdo segmenti tjetër të shoqërisë që nuk i përshtatet
koncepteve të përcaktuara të nacionalizmit turk dhe islamit. Elitat politike,
të dyja, ato islamike dhe laike, gjithnjë e më shumë kanë rritur dozat e
frymëzimit anti-perëndim, një armiqësi e frymëzuar ose nga nacionalizmi
kundërshtues dhe konservator turk ose nga interpretimi radikal i Islamit, apo
nga një përzierje të dyjave bashkë. Shumë vëzhgues politikë kanë mbetur pa
fjalë, kur, gjatë një tubimi të këtij viti, Presidenti Erdogan deklaroi
publikisht: “Mos mendoni se edhe se lufta që filloi 1400 vitë më parë në mes të
vërtetës [Islamit] dhe besimeve të gabuara [besimeve të tjera] ka marrë fund.
As mos mendoni që ata që i kanë vënë syrin këtyre trojeve rreth 1 mijë vite më
parë, kanë hequr dorë përfundimisht nga ambiciet e tyre. Kjo luftë e gjatë
vazhdon dhe do të vazhdojë”. Është shumë shqetësues fakti që shumë zyrtarë po
ndjekin këtë rrugë, përfshirë Ministrin e Ekonomisë të Turqisë, Nihat Zejbekçi,
i cili i përkufizoi simpatizantët e lëvizjes Gylen si tradhtarë dhe kërcënim
për vendin, “Këta tradhtarë do të dënohen ashtu siç dëshiron publiku. Jo vetëm
do të dënohen me vdekje, por ne do t’i ndëshkojmë në një mënyrë të tillë, që
ata do të na përgjërohen që t’i vrasim”. Urtësia konvencionale na tregon se
veprimet gjithmonë ndjekin fjalime të tilla të mbushura me urrejtje. Ashtu
sikundër me lëvizjen Gylen, përmes mediave të bindura pro qeveritare, elitat
politike kanë rritur presionin në një numër të madh komunitetesh të moderuara
fetare, të cilat mbështeten në një kuptim paqësor të Islamit, duke i
përjashtuar ato (komunitetet) nga arena publike. Këto janë komunitete, të cilat
njihen për përpjekjet dhe punën e tyre për të mbajtur larg shoqërinë nga çdo
formë apo mënyrë e ekstremizmit fetar. Përjashtimi i këtyre komuniteteve, të
cilat ekzistojnë prej një periudhe shumë të gjatë, nga arena publike me masa
drakoniane, krijon një vakuum që është mbushur me shpejtësi nga disa grupe
radikale me qëndrime tejet ekstremiste. Kjo, në fakt, i hap rrugën
radikalizimit të mëtejshëm islamik në vend. Në një nga shembujt më të qartë të
këtij trendi, është ai i një imami, i cili i drejtohet turmave jashtë shtëpisë
së Erdoganit duke thënë: “Ajo që ne morëm nga tradhtarët është pronë e këtij
kombi. 15 universitetet e tyre janë të gjitha tuajat. Spitalet janë të gjitha
tuajat. Një mijë shkolla tani janë të gjitha tuajat. Përdorini ato dhe t’i
gëzoni”. Kjo deklaratë është tejet alarmante, sepse duke deklaruar pronën e
tyre si “plaçkë”, imami efektivisht e deklaron lëvizjen dhe anëtarët e kësaj
lëvizjeje “jashtë Islamit” (të dalë nga feja). Kjo taktikë është shumë e rrallë
në format më tradicionale të moderuara të Islamit në Turqi (sepse feja ndalon
përdorimin e saj), por është një veprim tipik i radikalistëve islamikë dhe
grupeve terroriste si Al-Kaeda dhe ISIS. Një pohim i tillë kaq i fortë dhe një
trend i rrezikshëm që përfaqëson këtë pohim, vetëm se mund të ketë ndikim në
pjesën dërrmuese të shoqërisë myslimane në Turqi në qoftë ajo ka dhe gjen
përkrahje institucionale dhe publike. Tashmë ekzistojnë shumë raporte të
besueshme të kapacitetit institucional të grupeve radikale në Turqi, përfshirë
dhe ISIS, me një numër të madh qendrash propagandistike në qytete të ndryshme
të Turqisë. Sipas një studimi nga një qendër e njohur e anketimeve, mbështetja
publike për ISIS-in ka arritur në 19.7 për qind dhe 23.2 për qind e shoqërisë
turke kanë simpati për këtë organizatë terroriste. Ky radikalizim islamik mund
të jetë pjesë e gjendjes së jashtëzakonshme. Dekreti i qeverisë për mbylljen
dhe konfiskimin e mijëra shkollave shkencore private në vetvete është një
tregues i rëndësishëm se si po ndryshon struktura sociale e vendit. Në kushtet
e këtyre rrethanave tejet shqetësuese, shumë prej shkollave shkencore private,
të cilat janë konfiskuar pas tentativës së grushtit të shtetit, tashmë janë
duke u shndërruar në objekte arsimore fetare (shkollat Imam Hatip). Vëzhguesit
mund të argumentojnë së radikalizmi islamik ka zgjeruar shtrirjen dhe
penetrimin e tij në Turqi. Megjithatë, tendenca e kohëve të fundit tregon se
Turqia, si i vetmi anëtar i NATO-s me shumicë myslimane, po shndërrohet në një
vend i predispozuar për radikalizim të mëtejshëm dhe ky proces përbën një
kërcënim serioz për karakteristikat e tij laike dhe demokratike.

 

 

*Ebubekir ISIK është studiues në “Free University”, Bruksel