The Economist publikon shifra të refugjatëve në BE

418
Europa po përballet me problemin e refugjatëve si asnjëherë më parë. Skena të refugjatëve të mbytur, të kequshqyer, të zbathur, shikohen prej te kufijtë e Maqedonisë deri te qyteti Calais. Së fundi ky problem ka arritur përmasa më tragjike, pas mbylljes së stacionit të trenit në Budapesht. Por kjo krizë e refugjatëve nuk i ka sensibilizuar vendet e BE-së, për tu koordinuar dhe për ti shpërndarë ata në mënyrë të barabartë te të gjitha vendet. Gjermania është vendi me më shumë aplikantë, por në bazë të popullsisë, Suedia mban vendin e parë, duke pranuar 317.8 për 100.000 banorë. Hungaria në anën tjetër ka numër të vogël të azilkërkuesve, bile edhe në raport me popullsinë(shiko tabelën), ndërsa Çekia dhe Slovakia kundërshtojnë politikën e Gjermanisë për t’i shpërndarë proporcionalisht refugjatët, duke lënë të kuptohet se nuk dëshirojnë t’u japin azil refugjatëve.
Sigal