Thatësia e madhe në Meksikë nxjerr tempullin antik

444
Thatësira e madhe e këtij viti, ka ulur nivelin e ujit të lumit Grijalva në qytetin Chiapas të Meksikës, një lum që ushqen digën e Nezahualcóyotl. Objekti në fjalë njihet si Tempulli Quechula dhe daton në shekullin e gjashtëmbëdhjetë. Bëhet fjalë për një ngjarje që ndodh për të dytën herë gjatë këtyre 13 viteve. Në vitin 2012, niveli i ujit ishte ulur aq shumë saqë i lejonte njerëzit të vizitonin edhe ambientet e brendshme të kishës.

 Kisha është ndërtuar nga një grup murgjish, të udhëhequr nga Friar Bartolome dhe varej nga një manastir afër Tecpatán, i themeluar në vitin 1564. Arkitekti Navarrete beson se për shkak të ngjashmërive arkitektonike, kisha mund të jetë qenë ndërtuar nga i njëjti person. Kisha është 61 metra e gjatë, 14 metra e gjerë dhe 10 metra e lartë, ndërsa kulla arrin deri në 16 metra.
Sigal