Thaçi vë “bastin e fortë”: Jap dorëheqjen nëse nuk votohet ushtria e Kosovës

421
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shprehet shumë i vendosur në qëndrimin e tij sa i takon shndërrimit të FSK-së. Ai madje shkon edhe më tej, ndërsa nuk kursen as ‘bombën’, duke shtuar se do të japë dorëheqje nëse nuk votohet ushtria e Kosovës.
Në emisionin “Debat” në RTK ai tha se Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Sipas tij, nuk ka kthim mbrapa.

“Jap dorëheqje nëse nuk votohet ushtria e Kosovës. Askush nuk ka pse të befasohet. Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë. Kanë qenë të konsultuar dhe të informuar për të gjithë procesin. Më herët janë informuar dhe konsultuar edhe partnerët e koalicionit dhe Kryetari të Kuvendit. Gjithçka është ligjore. Presidenti ka të drejtë të ngrejë çështje. Si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës vlerësoj se kjo çështje duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Falënderoj veçanërisht Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin”, tha Thaçi.
Sigal