Thaçi takon John Allen: Kosova mbetet aktive në koalicionin kundër ISIS

448
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në një takim pune të dërguarin e posaçëm të kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Koalicionin Global kundër ISIS-it, gjeneralin amerikan, John Allen, me të cilin bisedoi lidhur me progresin e koalicionit në luftimin e ISIS-it si dhe për hapat që po ndërmarrin shtetet anëtare, ndër të cilat është edhe Kosova.
Thaçi u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar dhe e pakompromis në luftimin e terrorizmit dhe se mbetet aktive në koalicionin kundër ISIS. Ai shtoi edhe se Qeveria në Prishtinë ka ndërmarrë disa veprime konkrete për të forcuar porosinë kundër ekstremizmit të dhunshëm. 
Thaçi e njoftoi gjeneralin Allen se Kosova, javën që shkoi, mblodhi mbi 200 përfaqësues nga mbarë bota për të diskutuar mënyrat për t’u ndihmuar të rinjve në përdorimin e rrjeteve sociale për të luftuar esktremizmin dhe për të promovuar dialogun ndërfetar. Gjenerali amerikan Allen e përgëzoi zëvendëskryeministrin Thaçi për përpjekjet e Kosovës në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm si pjesë e koalicionit global kundër ISIS-it, thuhet në komunikatën e MPJ-së së Kosovës
Sigal