Thaçi takohet me Papa Françeskun: Ati i Shenjtë e ka në mendje Kosovën

418
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka zhvilluar një takim me Papa Franceskun në Vatikan. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Thaci thotë se Papa Françesku e ka në mendje popullin e Kosovës.
“Takimet me Papa Françeskun janë gjithmonë të përzemërta. Angazhimi i tij për drejtësi sociale, për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave njerëzore, është frymëzim për të gjithë botën.
Papa Françesku e ka në mendje popullin e Kosovës, që është shembull i bashkëjetesës dhe harmonisë ndërmjet komuniteteve dhe religjioneve.
Kosova tashmë ka ndërtuar marrëdhënie miqësore me Selinë e Shenjtë, të cilat do t’i kultivojë përjetësisht”- shkruan Thaci në Facebook.


Sigal