Thaçi takim me komandantin e KFOR-it: Përjetësisht mirënjohës!

498
Sigal

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin ka komentuar situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Thaçi  shkruan se Kosova është mirënjohëse për kontributin e çdo ushtari që shërben në vend.

“Sapo zhvillova një takim me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin bisedova për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë. Komandantin D’Addario e falënderova për përkushtimin e treguar të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë. Jemi përjetësisht mirënjohës për kontributin e çdo ushtari që shërben në Kosovë”, shkruan ai.