Thaçi: Shumë shpejt zyrtarizimi i FKS

107
Forcat e Sigurisë së Kosovës parakaluan në qendër të Prishtinës në ceremoninë zyrtare të zhvilluar për 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Aktiviteti u zhvillua në bulevardin që lidh dy sheshet kryesore të kryeqytetit kosovar, sheshin “Nënë Tereza” me “Zahir Pajazitin”.
Presidenti Hashim Thaçi shfrytëzoi rastin për të treguar se nuk ishte tërhequr ngaprojekti i tij, i katër viteve më parë për ta shndërruar FSK-në në ushtri të mirëfilltë.Momenti i shumëpritur i zyrtarizimit të ushtrisë tonë është duke ardhur. Kemi mbështetjen e partnerëve të NATO-s si një vlerë e shtuar në shërbim të paqes në rajon”.
Të ftuar në ceremoni krahas trupit diplomatik, ishin edhe krerët e shtetit shqiptar, presidenti Meta e kryeministri Rama.
Aktivitete u zhvilluan edhe në Prekaz, kryeqendrën e rezistences në luftën për çlirimin e Kosovës, ku u mbollën 116 fidanë pranë memorialit të Adem Jasharit, si simbol i numrit të vendeve që kanë njohur deri më sot pavarësinë.