Thaçi: Po të duan ndërkombëtarët për 5 minuta e bindin Beogradin

498
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ka konfirmuar edhe një herë se krijimi i ushtrisë është “rrugë pa kthim”.

Sipas tij, tani gjithçka varet nëse do të bëhet me ndryshimet kushtetuese duke i bindur serbët ose përmes iniciativës së tij

Beogradi po e mban peng Kosovën dhe është i pajustifikueshëm ngurrimi i bashkësisë ndërkombëtare t’i bindin serbët e Kosovës që ta ndryshojnë mandatin e FSK-së përmes ndryshimeve kushtetuese.

Kështu ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”.

Sipas presidentit Thaçi, bashkësia ndërkombëtare mund ta bindë Beogradin për pesë minuta nëse njëmend dëshiron ta bëjë këtë.

Megjithëkëtë, presidenti ka rikonfirmuar edhe një herë se nëse bashkësia ndërkombëtare nuk mund t’i bindë serbët që të votohen ndryshimet kushtetuese, atëherë Kosova do të shkojë përmes projektligjit dhe do ta ketë ushtrinë e vet.

Thaçi ka thënë se janë në koordinim me Qeverinë për Projektligjin dhe brenda afatit ligjor ajo pritet të shkojë në Kuvend.

Gjatë intervistës të botuar sot në gazetën “Zëri” Presidenti ka folur edhe për Demarkacionin dhe ratifikimin e tij. Ai ka thënë se partnerët e koalicionit duhet t’i bindin deputetët e tyre për ta ratifikuar këtë marrëveshje sepse BE-ja nuk do ta heqë kurrë këtë kusht.
Sigal