Thaçi: Në “Crans Montana Forum”, mundësi për të sjellë imazhin e ri të Kosovës

475
Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se po merr pjesë në konferencën e radhës të organizuar nga “Crans Montana Forum” një mundësi për të prezantuar imazhin e ri të Kosovës si shtet që promovon paqen dhe stabilitetin, pajtimin dhe dialogun, bashkëpunimin dhe bashkëjetesën e tolerancën. Thaçi e bën të ditur këtë takim të rëndësishëm nëpërmjet statusit të tij në rrjetin social Facebook, ku shprehet se “Sonte jam në Gjenevë për të marrë pjesë në konferencën e radhës të organizuar nga “Crans Montana Forum”.

 Një mundësi tjetër e mirë për të prezantuar para një audience të madhe dhe të rëndësishme imazhin e ri të Kosovës si shtet që promovon paqen dhe stabilitetin, pajtimin dhe dialogun, bashkëpunimin dhe bashkëjetesën e tolerancën”. “Edhe një hap më afër UNESCO-s, Këshillit të Europës dhe vendit të Kosovës në skenën ndërkombëtare si kontribuuese e paqes dhe përparimit. HTH”, shkruan Thaçi.
Sigal