Thaçi: Marrëveshja me Serbinë vetëm përmes korrigjimit të kufirit

572
Sigal

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për mediat u shpreh sot edhe një herë i vendosur se marrëveshja me Serbinë do të kryhet përmes korrigjimit të kufirit, ndërsa garantoi se nuk do të ketë korrigjim të kufirit përgjatë vijave etnike, dhe as eksod të popullsisë.

Shembull të korrigjimit të kufijve mes shteteve Thaçi përmendi atë të Sllovakisë dhe Çekisë, të cilat sot i konsideroi i konsideroi si shtete model. Në vijim presidenti Thaçi u shpreh se marrëveshja paqësore Kosovë-Serbi, i siguron vendit njohjen nga Serbia si edhe bashkimin me Medvegjën e Bujanovcin. Thaçi hodhi poshtë zërat se marrëveshja me Serbinë do të sjellë destabilitet në rajon, pasi u shpreh ai gjithçka do të kryhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Po ashtu Thaçi u pyet edhe për deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçic se njohja e Kosovës do të bëhet kur shelgu të bëjë rrush. Në një konferencë për gazetarët Thaçi tha se nuk që të komentojë deklaratat elektorale.

“Të gjithë institucionet e Kosovës janë unik për çeljen e negociatave dhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Që do të nënkuptonte njohje reciproke. S’do të lejojmë Republika Sërbska. Se besoj se ndokush nga mbartësit e institucionet është kundër bashkëngjitjesh së Preshevës dhe Bujanovicit.
Sa i përket ministrit të Jashtëm serb, si komentoj deklarimet elektorale të tyre. Të gjithë duhet të shohim platformën tonë, por të arrijmë në marrëveshje. Mos të merremi me politika ditore. As Serbia sdo të ecë as edhe një hap pa arritur në marrëveshje me Kosovës. Dhe ne do të jemi në status-quo pa marrëveshje. Kushdo që përmend luftë, koha e luftave u krye në 1999. Mjaft kemi vuajtur nga tmerret, tragjeditë. Askush në Kosovë nuk do që të kthehemi pas. Edhe Haradinaj dhe Veseli, janë mbështes të dialogut”, tha Thaçi.