Thaçi: Liderët e opozitës e kanë kaluar vijën e kuqe, nuk do ketë tolerancë

412
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar krerët e opozitës se nuk do të ketë më tolerancë ndaj veprimeve të dhunshme. “Vlerësoj se është e drejt e secilit të protestoj por duhet të ketë arsye për të protestuar. Këto dëmtime të pronave publike, të insticioneve të Kosovës që i kemi ndërtuar me mund e djersë, janë një atak ndaj shtetit të Kosovës. Këto kindapime që po ndodhin ndaj qytetarëve nga aktivistët e opozitarëve janë veprime paramilitare. Këto veprime të dhunshme të opozitës kanë kaluar në veprime paramilitare dhe fashizoide. 

Shteti i Kosovës ka kushtetutën dhe ligjet e veta dhe insticionet nuk do të dorëzohen para askujt. Pushteti nuk merret me armë dhe as me kindapime, por me votë të qytetarëve. Opozita e ka përjashtuar veten nga dialogu me këto veprime të dhunshme. Liderët opozitarë e kanë kaluar vijën e kuqe dhe tolerancën e institucioneve ndaj tyre. Ata duhet të mbushen mend dhe të jenë të vetëdijshëm se nuk do të ketë më tolerencë“, ka theksuar ThaçI nga Brukseli për Klan Kosovën.
Sigal