Thaçi: Liberalizoni vizat. BE: Demarkacioni

451
Gjatë konferencës së sigurisë që po zhvillohet në Mynih, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ju ka kërkuar vendeve të BE-së që të liberalizojnë vizat për qytetarët shqiptarë.

Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini ka thënë se Brukseli pret që Kosova të përmbushë edhe kushtin e fundit: ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, në mënyrë që të liberalizohen vizat.

Pas takimit, vet presidenti kosovar tha se, me Mogherinin “u pajtuam se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në politikë, ekonomi dhe sundimin e ligjit, ndërsa në rajon është promovuese e paqes dhe dialogut”.
Sigal