Thaçi: Liberalizimi i vizave do të ndodhë në vitin 2016

454
Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë në vitin 2016, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kur në një postim të tij në Facebook tregoi për takimet e tij që po i zhvillon në Strasburg.
“Sot në Strasburg takova trembëdhjetë ambasadorë të misioneve permanente pranë Këshillit të Evropës”, shkruan Thaçi në Facebook.
“I informova për zhvillimin e demokracisë në shtetin e Kosovës, për forcimin e rendit dhe ligjit, për afirmimin dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve, si dhe për avancimin e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut”.
“Gjithashtu, me ambasadorët diskutuam edhe për dialogun me Serbinë, zbatimin e marrëveshjeve, nënshkrimin e MSA-së dhe për procesin e liberalizimit të vizave, që do të ndodhë në vitin 2016”.
Sigal