Thaçi: Kosova po shkon drejtë NATO-s, BE-së dhe OKB-së

505
Pas deklaratave të fuqishme në KS të OKB-së, të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, ka replikuar homologu i tij serb, Ivica Daçiq. Daçiqi ishte konfuz, mbi të gjitha ndaj faktit se Serbia u akuzua nga Thaçi për fashizëm e gjenocid. Arsyetimet e tij, se kjo nuk është e vërtetë, ai i ndërlidhte me Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.
Ndërsa, si arsyetim tjetër thoshte se kanë kaluar shumë vite nga lufta, duke shmangur çdo përgjegjësi për luftërat në ish-Jugosllavi shkaktar i së cilës ishte shefi i tij i dikurshëm, Sllobodan Millosheviq. Në anën tjetër, Thaçi në kundërpërgjigjen e tij ishte i shkurt. “Unë nuk do të dëshiroja të merrem me histori, porse të jeni të bindur se Kosova është në rrugë të sigurt të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ai.
Sigal