Thaçi i jap lamtumirën Ashton “Vazhdojmë procesin e dialogut”

426
Sigal

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi sot në Bruksel se vendi i tij do të vazhdojë procesin e dialogut, të paqes dhe të mirëkuptimit.

Gjatë një konferencë për shtyp, pas takimit me Baroneshën Ashton, kryeministri Thaçi theksoi se “marrëveshja me Serbinë nuk ka qenë e lehtë, por ka qenë e domosdoshme. Sot serbët e veriut janë duke u integruar në shoqëri dhe institucione. Sot popujt tanë po shikojnë drejt të ardhmes, drejt integrimit euroatlantik, gjë që nuk ka ndodhur më parë”.

“Ne para dy vitesh jemi takuar me kryeminsirin Daçiç këtu në Bruksel me vështirësi të mëdha, ndërsa sot në mënyrë normale kryeministri Daçiç takoi ministrin e jashtëm të Kosovës, Hoxhaj në Beograd”, nënvizoi Thaçi. Ai shtoi se sigurisht që kjo nuk ka qenë e lehtë për t’u arritur, por kemi patur mbështetjen e fuqishme të SHBA-së dhe të gjitha shteteve anëtare të BE.

Kreu i qeverisë kosovare tha se “falënderoj Baroneshën Ashton për këtë marrëveshje, që ka patur karakter historik mes dy popujve e dy vendeve, e falenderoj Baroneshën Ashton për këtë proces historik”.

“Ne bashkarisht kemi ndërtuar themele shumë të fuqishme për të ardhmen tonë dhe roli i ri që do të ketë përfaqësuesja e radhës, Mogherini, do të jetë edhe më i lehtë në Ballkanin e ri, sepse nuk do të ketë më urrejtje, hasmëri, por do të ketë vetëm mirëkuptim dhe shikim ndaj të ardhmes”, theksoi Thaçi.

Kryeministri Thaçi u shpreh se “investimet e Baroneshës Ashton në rajonin e Ballkanit kanë qenë investimet e vlerave euroatlantike për një Ballkan sa më shpejt në NATO dhe në BE”. – See more at: http://www.shqiptarja.com/kosova/2727/thaci-i-jap-lamtumiren-ashton-vazhdojme-procesin-e-dialogut-247743.html#sthash.vcxOJLsH.dpuf