Thaçi: Haradinaj kthehet në Kosovë. Shpifjet serbe për UÇK-në nuk përfillen

432
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përshendet vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Ai ka shkruar në rrjetin social facebook se me këtë vendim edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër UCK-së janë të paqendrueshme.

Vendimi i Gjykatës së Colmar, që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë është lajm i mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën.

Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike.
Sigal