Thaçi: Dështoj strategjia e BE-së për Kosovën, qasje jo e drejtë

555
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur se vlerëson strategjinë e re për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. 
Thaçi është shprehur se ka dështuar strategjia e BE-së për Kosovën dhe sipas tij kjo është një qasje jo e drejtë. 
“Megjithatë, për arsye të njohura politike, fatkeqësisht, ky dokument nuk ka arritur të paraqes një perspektivë të anëtarësimit gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjitha vendet e rajonit. Në veçanti, kjo strategji ka dështuar të ofrojë qartësi për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Kjo qasje jo e drejtë ndaj Kosovës është pasojë e mosnjohjes nga pesë shtete anëtare të BE-së, respektivisht e paaftësisë së BE-së për një qëndrim unik për Kosovën. Por, Kosova nuk do të zhytet në dëshpërim.”, u shpreh Thaçi.
Sigal