Thaçi dënon vrasjen e Oliver Ivanoviçit: Të zbardhet ngjarja sa më shpejt

549
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dënoi fuqishëm vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç.
“I ftoj organet e rendit që t’i zbardhin sa më shpejt rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë”.
“Gjithashtu, apeloj te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje”, tha përmes një komunikate presidenti Thaçi.
Ivanoviç ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi u qëllua me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës.
Sigal