Thaçi: BE po fyen qytetarët e Kosovës

440
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar edhe një herë për vonesat që po i bëhen Kosovës për liberalizimin e vizave, duke e quajtur provokim nga lidershipi në Bruksel, të cilët duhet t’i japin fund trajtimit diskriminues ndaj Kosovës. Ai tha se Kosova ka 111 njohje dhe është anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare. “Jemi shumë mirënjohës BE-së për nënshkrimin e MSA-së, por dua të them me përgjegjësin më të lartë pasi që kemi punuar për të gjithë këto vite për të fituar të drejtën që na takojnë dhe të trajtohemi si evropian”, ka thënë ai.

Thaçi shtoi se këtë vonesa të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën janë një provokim të rënd dhe mungesës së vullnetit politik të lidershipit në Bruksel. “Institucionet qëndrore dhe lokale kanë implementuar të gjitha kriteret e kërkuara dhe sot nuk futemi në një raport teknik. Është marrëzi të shtyhet ky proces, qoftë edhe për disa ditë, lere më për disa javë. Qytetarët dhe institucionet janë lodhur me premtime shterpe. Këto vonesa janë të padrejta për Kosovën por në të njëjtën kohë mund të nxisin reagime dhe përsëri të mbetemi fajtor. Mos nxjerrja e raportit të Kosovës për liberalizmin e vizave është fyerje direkte që i bëhet qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Ai shtoi se qytetarët kanë të drejtë të ngrenë zërin e protestës për këtë vonesë. Deklaratat Thaçi i bëri në seancën plenare të mbajtur në sallën alternative pas fjalimit vjetor të Presidentes Jahjaga.
Sigal