Thaçi: Ballkani është para tri sfidave, ndikimi rus, refugjatët dhe radikalizmi

441
Zëvendës/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaron se Ballkani është para tri sfidave, të cilat mund ta vënë në pikëpyetje stabilitetit e sigurisë në Evropën Juglindore. Në një intervistë për të përditshmen “Bild Zeitung”, Thaçi deklaroi se sfida e parë ka të bëjë me ndikimin rus në Ballkan, e dyta me krizën e refugjatëve dhe e treta me radikalizmin fetar. Thaçi ka tërhequr vërejtjen se Rusia, përmes ndërhyrjes në rajon është duke investuar kundër shteteve, të cilat aspirojnë anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Duke folur për krizën e emigrantëve ka theksuar se mbyllja e kufijve evropian për emigrantët mund të krijojë probleme për shtetet e Ballkanit, të cilat nuk i kanë kapacitet e njëjta sikur shtetet e Bashkimit Evropian. “Shtetet e Ballkanit nuk i kanë kapacitet e njëjta me ato të BE-së, për të përballuar krizën. Prandaj duhet një bashkëpunim më intensiv mes BE-së dhe shteteve të Ballkanit”, ka thënë Thaçi. Sipas tij edhe rritja e radikalizmit fetar në margjina të shoqërisë mund të krijon incidente në këtë rajon. “Bild” shkruan se te mërkurën në Kosovë janë mbyllur 17 organizata joqeveritare, të cilat dyshohet se ndër të tjera kanë financuar edhe imamë, të cilët kanë përdorur gjuhë të urrejtjes.
Sigal