Tetovë: BFI ndau pako ushqimi dhe të holla për familjet e prekura nga përmbytjet

443
Bashkësia Fetare Islame ndau rreth 300 pako ushqimore dhe ndihma në të holla prej 2 milion denarësh për banorët e prekur nga vërshimet e 3 gushtit në rajonin e Tetovës. Kryetari i BFI-së Sulejman Rexhpi i cili shpërndau personalisht ndihmat në Reçicë të Madhe dhe Shipkovkicë, sqaroi se ndihmat janë mbledhur në kuadër të aksionit humanitar që ka iniciuar BFI-ja në të gjitha xhamitë e vendit. “Reçica është e goditur, jashtëzakonisht e dëmtuar me rastin e fatkeqësisë natyrore që ndodhi. Prandaj ne e kishim obligim si BFI në Maqedoni, përmes besimtarëve tanë që të bëjmë përpjekje që dëmtimet që i ka përjetuar kjo pjesë e popullit tonë e cila është pjesë e organizmit tonë të përbashkët pak a shumë të solidarizohemi dhe të bëjmë përpjekje ta zbutim situatën”, tha Sulejman Rexhepi, Kryetar i BFI-së.
Ndihmat do të shpërndahem përmes imamëve të xhamive të zonave të prekura, ndërkohë që Myftinia e Tetovës tashmë ka bërë listën e familjeve që janë prekur nga përmbytjet. “Në bashkëpunim me Këshillat e xhamive dhe shtabet e emergjencës me imamët e xhamive ku kanë ndodhur dëmtime nga kjo fatkeqësi kemi bërë listat e shtëpive dhe familjeve të dëmtuara dhe kemi bërë rangimin e dëmtimit sa është sasia e dëmtimit diku ka më tepër dhe diku më pak jemi munduar që të jemi më objektiv në këtë rast dhe shpresojmë se ndihma e dhënë nga popullata do të zë vendin e duhur”, theksoi Qani Nesimi, Myfti i Myftinisë së Tetovës. Përveç produkteve ushqimore, pakot përfshijnë edhe mjete higjienike. Ndërkohë, nga BFI-ja njoftuan se në kuadër të këtij aksioni, në ditët në vijim do të shpërndahem edhe 300 pako të tjera për të gjitha familjet që pësuan dëme nga përmbytjet në Tetovë.
Sigal