Tetë fakte pak të njohura për Luvrin e Abu Dabit

557
Pas më shumë se 10 vitesh planifikimi, projektimi dhe ndërtimi, më në fund muzeu i Luvrit në Abu Dabi, EBA, do të hapet të shtunën.
Më poshtë vijojnë tetë fakte pak të njohura lidhur me projektin:
1 – Ka kushtuar shtrenjtë. Kostoja totale e projektit ishte rreth 1,5 miliardë euro (rreth 1,74 miliardë dollarë), rreth dy të tretat e të cilave u paguan në këmbim të emrit Luvër si dhe për ekspertizën franceze.

2 – Kupola e ndërtesës ka një gjatësi diagonale prej 180 metrash dhe peshon 7 500 tonë, pak më e vogël se kulla Eifel.
3 – Hapësira e përhershme e ekspozitës ka një sipërfaqe prej 6 400 metra katrore, ​​ndërsa hapësira e përgjithshme e ekspozimit është rreth 8 600 metra katrore.
Megjithëse kjo hapësirë është më e madhe se shumica e fushave të futbollit, ajo përbën vetëm një pjesë të madhësisë së muzeut të Luvrit në Paris, që është tetë herë më e madhe.
4 – Poshtë kupolës, muzeu përbëhet nga 55 ndërtesa individuale.
5 – Muzeu ka mbi dhjetëra muze të tjera partnere duke përfshirë Musee d’Orsay, Pallatin e Versajës dhe Qendrën Pompidou si dhe muzeun e Luvrit në Paris.
6 – Pjesën më të madhe në ekspozitë e zë një statujë e faraonit egjiptian Ramses II, që peshon disa tonë.
7 – Midis veprave të famshme të artit përfshihen, “La Belle Ferronnière” e Leonardo da Vinçit, “Burimet e dritës” të Ai Weiwei, “Kompozimi me Blu, të Kuqe dhe të Verdhë” e Piet Mondrian dhe “Autoportreti ” i Vincent van Gogh.
8 – Duke përjashtuar respektin për vlerat myslimane, lakuriqësia është trajtuar me kujdes. Por, duke marrë si shembull veprën e Giovanni Bellini te”Madonna dhe Fëmija” foshnja është konceptuar pa rroba.
Sigal