Testimi, Rusia tregon muskujt, stërvitje ushtarake me 250 avionë

428
Forcat ushtarake të Rusisë kanë nisur një stërvitje masive, e cila përfshin rreth 250 avionë dhe 12.000 persona në shërbim. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, stërvitja do të zgjasë katër ditë në kuadër të një inspektimi të ashtuquajtur surprizë për të kontrolluar gatishmërinë luftarake. Testet vijnë në kohën kur NATO dhe partnerët e saj lindorë filluan stërvitjen ushtarake trajnuese në arktik.
Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë dhe cënimet e sovranitetit të hapësirës ajrore perëndimore kanë çuar në rritjen e tensioneve me Perëndimin. Sipas raporteve të agjencive ruse Interfax dhe TASS, inspektimi i grupit të aviacionit dhe ai i forcave të mbrojtjes ajrore në qarkun ushtarak qendror përfshin pothuajse 700 armë dhe pajisje të ndryshme ushtarake.
Sipas mediave, kjo stërvitje është një lloji përgatitje për një tjetër stërvitje edhe më të madhe që do të mbahet muajt e ardhshëm dhe që është titulluar qendër 2015. I pyetur nga mediat ruse mbi këmbënguljen ushtarake ruse, zv/Kryeministri Dmitry Rogozin duke qeshur tha se tanket nuk kanë nevojë për viza.
Rusia është kritikuar shumë muajt e fundit mbi rritjen e aktivitetit ajror rreth vendeve nordike, përfshirë disa shkeljeve të hapësirës ajrore me avionë ushtarakë. Ministrat e mbrojtjes të Norvegjisë, Suedisë, Finlandës dhe Danimarkës, së bashku me ministrin e jashtëm të Islandës, nënshkruan një deklaratë të përbashkët në muajin prill, të titulluar agresioni ushtarak i Rusisë, “sfida më e madhe për sigurinë evropiane”.
Sigal