Testi i gjashtë bërthamor, OKB i vë sanksione Koresë së Veriut. Si reagoi Rusia dhe Kina

94
Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka vendosur sanksione Koresë së Veriut pas provës së gjashtë bërthamore. Tek masat përfshihen kufizimi i importit të naftës dhe eksportit të tekstileve, një përpjekje kjo për t’i kufizuar naftës Penianit për programin bërthamor.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës propozuan fillimisht sanksione më të ashpra nuk përfshirë këtu ndalimin e plotë të importimit të naftës. Rezoluta u kalua në mënyrë unanime pasi aleatët e Penianit, Rusia dhe Kina ranë dakord për masa kufizuese dhe jo për ndalim të plotë të importit të naftës.
Për të marrë pëlqimin e Rusisë dhe Kinës, të cilat fillimisht kishin ngurruar që Koresë së Veriut t’i vendosen sanksione të reja, diplomatët e Kombeve të Bashkuara bënë të ditur se kanë hedhur poshtë propozimin e tyre të mëparshëm për embargo të plotë të naftës, dhe bllokim të aseteve ndaj liderit korean, Kim Jong Un.
Sanksionet e miratuara unanimisht nga anëtarët e OKB-së u pritën me zemërim nga Koreja e Veriut.
Agjencia shtetërore e lajmeve të Penianit paralajmëroi se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nxisin për sanksione më të ashpra, Koreja e Veriut siguron në mënyrë absolute se SHBA-ja do ta paguajë.