Terrorizmi dhe Koreja e Veriut, temat kryesore në takimin e G-7

547
Ndryshimi i klimës është ndër çështjet më të diskutueshme në rendin e ditës të samitin të Grupit të Shtatëshes (G-7), që nisi të premten në Siçili.
Zyrtarët e administratës amerikane thanë se presidenti Donald Trump, parashikon të presë përfundimin e takimit përpara se të marrë një vendim mbi këtë çështje. Gjatë fushatës presidenciale zoti Trump i quajti si “të sajuara” ndikimet e veprimtarisë njerëzore tek ngrohja globale.
“Mendoj se ai do ta pranojë më në fund qëndrimin evropian” u tha gazetarëve këshilltari kryesor për ekonominë Gary Cohn. “Siç e dini në SHBA, ka pikëpamje shumë të forta nga të dy palët”.
Që prej një dekade, G-7-ta, e ka pranuar vazhdimisht kërcënimin e ndryshimeve klimatike. Udhëheqësit shpresojnë të bindin zotin Trump t’i qëndrojë angazhimit të Uashingtonit për të ulur nivelin e lëshimit të gazeve të dëmshëm bazuar në Marrëveshjen e Parisit të nënshkruar dy vite më parë.
“Ne mendojmë se Marrëveshja e Parisit duhet të zbatohet tërësisht” tha Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.
Por diplomatët pranojnë se presidenti Trump nuk ka gjasa të dalë me një qëndrim të vendosur gjatë samitin, që do të thotë se komunikata përfundimtare e udhëheqësve të G-7-s do të jetë më e zbutur mbi këtë çështje në krahasim me deklaratën e samitit të tyre të fundit në Japoni.
“Do të ishte jashtëzakonisht e rrallë për këtë grup të madh të vendeve të zhvilluara që të mos dërgojnë një sinjal të qartë për ndryshimin e klimës”, thotë Jake Schmidt, drejtor i programit ndërkombëtar të Këshillit të Mbrojtjes së Burime Kombëtare.
Presidenti Trump njoftoi se terrorizmi dhe Koreja e Veriut janë çështjet kryesore të axhendës së tij në samitin e G-7s.
Sigal