Sigal

Një person i dyshuar si terrorist ka mbetur i vrarë pasi tentoi të sulmonte efektivët e policisë brenda rajonit policor në Barcelonë. Personi i dyshuar thuhet të ketë bërtitur “allahu është i madh” përpara se të sulej drejt policëve.

Shefi i policisë lokale Rafael Comes ka konfirmuar se detektivët po e trajtojnë këtë ngjarje si një incident terrorist. Sipas shefit të policisë nuk ka dëmtime mes efektivëve dhe se oficerja e policisë e cila vrau personin e dyshuar si terrosrist, përdori armën për vetëmbrojtje.

Poilicia ka nisur hetimet për të mësuar më shumë rreth personit të vrarë.