Terroristët sulmojnë një autobus në Kenia, myslimanët mbrojnë të krishterët

419
Terroristët e Al Shabaab ndaluan një autobus në El Wak të Kenias, dhe u përpoqën të ekzekutonin të gjithë të krishterët që ndodheshin në mjet, por u përballën me rezistencën e pasagjerëve myslimanë. Myslimanët i mbuluan të krishterët me trupat e tyre, duke u kthyer në mburoja njerëzore, për të mos lejuar ekzekutimin nga terroristët.

“Ose na vrisni këtu të gjithëve, ose na lini të qetë”, -thanë pasagjerët myslimanë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin gra. Kështu myslimanët shmangën sulmin terrorist, pasi militantët u larguan duke mos vrarë asnjë të krishterë. Autobusi udhëtonte drejt qytetit të Manderas, pranë kufirit që vendi ndan me Somalinë dhe Etiopinë.
Sigal