‘Terroristë’, fotografi dhe pankarta antishqiptare para Parlamentit të Serbisë

446
Një ngjarje e paprecendtë është regjistruar sot para Parlamentit serb, ku janë vendosur fotografi dhe disa parulla, ku shqiptarët cilësohen terroristë. “Shqiptarët në luftën e viteve 1998-1999 kanë marrë peng dhe kanë vrarë civilët serbë.
Familjarët duan drejtësi”, shkruhet në pankartat që përmbajnë shprehje antishqiptare. Klan Kosova ka publikuar pamjet, ndërsa mes tyre qëndrojnë edhe fotografitë e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe Fatmir Limaj.
“Kriminelët e luftës mbrohen nga NATO – KFOR – UNIMK – EULEX”, shkruan në një pankartë. Po ashtu aty shkruan se kësaj i kanë dhënë mbështetje dhe Hillary dhe Bill Clinton, kurse Kosova thuhet se ka bërë rrëmbime dhe ka kryer krime lufte.
Sigal