Terror në Teksas, vriten 5 oficerë policie me snajper

509
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pesë oficerë policie janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur me snajper gjatë natës në Dallas të Teksasit. Ngjarja ndodhi gjatë kohës që qindra persona kishin dalë për të protestuar në shenjë kundërshtimi ndaj vrasjes së dy shtetasve amerikanë me ngjyrë. Situata mbetet ende e paqartë, por autoritetet kanë shoqëruar në ambientet e policisë tre të dyshuar.
Një tjetër po vazhdon të shkëmbejë zjarr me policinë. Ky person, i cili po qëndron i fshehur në një parkim, u ka thënë policëve se në Dallas “janë vënë bomba gjithandej” dhe se “fundi po afron”. Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 më orën lokale, kur demonstruesit marshuan nëpër qytet. Protestat u nxitën nga vdekja e Philando Castile në Minesota dhe Sterling Alton në Luiziana.
Sigal