Terror në SHBA, të shtëna armësh në një gjimnaz të Karolinës së Veriut

477
Sigal

Të shtëna armësh kanë terrorizuar një gjimnaz në Karolinën e Veriut. Ende nuk raportohen të plagosur dhe ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Forcat e policisë kanë rrethuar zonën. Ndërkohë sherifi i zonës ende nuk ka dhënë asnjë detaj rreth të shtënave dhe se kush fshihej pas ngjarjes.

Kujtojmë që prej kohësh, Shtetet  e Bashkuara të Amerikës po përballen me sulme të armatosura. Pak kohë më parë një person i armatosur vrau 12 persona në një lokal nate.

I dyshuari, 28-vjeç, hyri në Borderline Bar & Grill në Thousand Oaks, në Kaliforni, të mërkurën në mbrëmje dhe përpara se të hapte zjarr me një pistoletë gjysmë automatike të blerë ligjërisht, hodhi tymuese në lokal.

12 persona vdiqën, duke përfshirë një një polic i cili ishte ndër të parët që iu përgjigj të shtënave. Lokali ku ndodhi sulmi me armë është një vend mjaft i frekuentuar nga studentët e kolegjit.