Sigal

Ky është momenti i tmerrshëm kur një komando femër filmohet teksa vret pesë të rinj gjatë një feste në Meksikë.

Ekzekutimi ndodhi në një rrugë në Minatitlan, të hënën rreth orës 6:00 pasdite.

Në video shihet se si ajo zbret nga një motor dhe hap zjarr pa thënë asgjë, duke lënë të vdekur pesë persona.

Policia nuk ka dhënë shumë detaje, por thotë se hetimet po vazhdojnë.